![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Ambasada italiane në Kosovë, ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Në një reagim në X, ambasada e Italisë thotë se KQZ është institucioni jetik që është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave politike të qytetarëve të Kosovës.
“Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Besojmë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion jetik, i cili është përgjegjës për të mbrojtur të drejtat politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ambasada.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)