Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjilan, arrestohet një i dyshuar për vjedhje

Gjilan, arrestohet një i dyshuar për vjedhje

Policia në Gjilan ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje, rast që ka ndodhur në një lokal afarist në rrugën “Gjinollët”.

Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi i plotë:

Me datën 23.12.2024 kemi pranuar informacion për një rast vjedhje i ndodhur në një lokal afarist në rrugën ‘’Gjinollët’’ në qytetin e Gjilanit.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative hetimore si rezultat i të cilave veprime dhe bashkëpunimit me media e qytetarë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i këtij rasti L.I. (mashkull kosovar i vitit të lindjes 1999) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vjedhje’’ dhe rast do të procedohet në Prokurorinë Themelore.