Kandidatja për deputete e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se deri tani janë regjistruar 25 mijë përkrahës të LDK-së nga diaspora. Halimi në profilin e saj ka shkruar se kanë mbetur vetëm edhe tri ditë afat për regjsitrim dhe për të vulosur ndryshimin që i duhet Kosovës.
“25,000 mbështetës të LDK-së nga mërgata janë regjistruar deri më tani! Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për të vulosur ndryshimin që i duhet vendit.
Regjistrohuni sot dhe bëhuni pjesë e këtij ndryshimi!”, ka shkruar Halimi.