Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajqinovci ironizon me opozitën për mosçertifikimin e Listës Serbe: A do ta dërgoni në Kushtetuese këtë vendim?

Bajqinovci ironizon me opozitën për mosçertifikimin e Listës Serbe: A do ta dërgoni në Kushtetuese këtë vendim?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar Listën Serbe.

Ai ka theksuar se LDK, PDK dhe AAK janë larguar nga mbledhja, duke u shprehur se nuk kanë pranuar të mbështesin vendimin për moscertifikimin e këtij subjekti politik.

Bajqinovci ka ironizuar duke pyetur nëse opozita do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, siç ka ndodhur shpesh herë në të kaluarën.