Është nënshkruar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Memorandumi i Mirëkuptimit për Projektin e Banimit Social Adekuat.
Kështu ka bërë të ditur ministri Liburn Aliu. Sipas tij, ky projekt kap shifrën 30 milionë euro dhe për t’u përfshirë në të kanë shprehur interes 27 komuna.
Sipas Aliut, projekti përfshinë ndër të tjerash ndërtimin e projekteve të reja për banim social.
“Nën-projektet kryesore që do të realizohen brenda këtij projekti janë:
Ndërtimin e projekteve të reja për banim social,
Renovimin e njësive ekzistuese të banimit social dhe
Rindërtimin apo renovimin e shtëpive private për familjet e cenueshme”, ka shkruar Aliu në Facebook.