Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkëmb Manaj: LDK-ja, forca kryesore për lirinë, pavarësinë dhe integrimin e Kosovës

Shkëmb Manaj: LDK-ja, forca kryesore për lirinë, pavarësinë dhe integrimin e Kosovës

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka reaguar rreth 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai theksoi se kjo parti ka vënë themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe ka kontribuar në lirinë dhe demokracinë e vendit.

Manaj nënvizoi se LDK-ja, nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, ruajtjen e demokracisë dhe zhvillimin e ekonomisë, me fokus në integrimin e Kosovës në NATO dhe BE.Ai shprehu mirënjohje për të gjithë veprimtarët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.