Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Skandaloze, policët e dënojnë qytetarin për mungesë të rripit por video e dëshmon të kundërtën

Skandaloze, policët e dënojnë qytetarin për mungesë të rripit por video e dëshmon të kundërtën

Një qytetar ka denoncuar tek Gazeta Insajderi një rast që i ka ndodhur me policinë e trafikut rrugor në Kamenicë.

Ai është ndaluar nga policia derisa ishte duke vozitur veturën. Shoferi pretendon se e ka pasur të vendosur në mënyrë të rregullt rripin e sigurisë, përderisa është dënuar nga policia për këtë gjë.

Një gjobë prej 150 euro i është dhënë shoferit nga policët.

Qytetari ka thënë për Insajderin se e ka pasur të vendosur rrypin e sigurisë. Ai ka dërguar edhe disa pamje nga momenti kur është duke biseduar më patrullën e policisë.

Në video shihet se qytetari e ka të vendosur rripin.