Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hyseni: Republika e Kosovës peshon mbi emrin e Arkitektit të saj, Atit themeltar, Dr. Ibrahim Rugova

Hyseni: Republika e Kosovës peshon mbi emrin e Arkitektit të saj, Atit themeltar, Dr. Ibrahim Rugova

Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka bërë homazhe me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, pranë varrit të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Republika e Kosovës peshon mbi emrin e Arkitektit të saj, Atit themeltar, Dr. Ibrahim Rugova.

“Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova me filozofinë e tij politike të cilën e ndërtoi e fuqizoi dhe e ndërkombëtarizoi, arriti ta jetësojë trinomin: Liri, Pavarësi, Demokraci”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Në 35-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin Dr. Lumir Abdixhiku, bëmë homazhe pranë varrit të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Republika e Kosovës peshon mbi emrin e Arkitektit të saj, Atit themeltar, Dr. Ibrahim Rugova.

Me dije, urti dhe durim të jashtëzakonshëm vuri themelet e një politike të qartë më 23 dhjetor të vitit 1989, me themelimin e LDK-së.

Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova me filozofinë e tij politike të cilën e ndërtoi e fuqizoi dhe e ndërkombëtarizoi, arriti ta jetësojë trinomin: Liri, Pavarësi, Demokraci.