Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gashi homazhe te varri i Presidentit Rugova: Gandi i Ballkanit, ishte simbol i unitetit dhe vizionit kombëtar

Gashi homazhe te varri i Presidentit Rugova: Gandi i Ballkanit, ishte simbol i unitetit dhe vizionit kombëtar

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, bashkë me Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, kolegë kryetarë komunash bashkëpuntorë dhe përfaqësues nga kryesia qendrore e LDK-së, kanë bërë homazhe pranë varrit të themeltarit dhe prijësit të LDK-së, arkitektit të pavarësisë dhe Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Gashi ka thënë se “Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit, ishte simbol i unitetit dhe vizionit kombëtar. Në periudhat më të vështira për popullin shqiptar, ai udhëhoqi me urtësi, duke ndërtuar themelet për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës që e gëzojmë sot”.

Postimi i tij i plotë:

Në shënimin e 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, kolegë kryetarë komunash bashkëpuntorë dhe përfaqësues nga kryesia qendrore e LDK-së, bëmë homazhe pranë varrit të themeltarit dhe prijësit të LDK-së, arkitektit të pavarësisë dhe Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit, ishte simbol i unitetit dhe vizionit kombëtar. Në periudhat më të vështira për popullin shqiptar, ai udhëhoqi me urtësi, duke ndërtuar themelet për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës që e gëzojmë sot.

Lavdi jetës dhe veprës së përjetshme të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova!