Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përleshje mes katër personave në Ferizaj, gjatë intervenimit njëri nga ta e sulmon edhe një polic

Përleshje mes katër personave në Ferizaj, gjatë intervenimit njëri nga ta e sulmon edhe një polic

Katër persona në Ferizaj janë përleshur mes vete, ndërsa gjatë intervenimit të njësisë policore, njëri nga ta ka sulmuar edhe një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet.

Njoftimi:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Dardani, Ferizaj / 21.12.2024 – 04:00. Raportohet se katër persona të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.