![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Organizata e menaxhimit të peshkimit në bashkëpunim me policinë kufitare dhe Inspektoriatin e Peshkimit kanë sekuestruar mbi 1500 metra linear rrjetë peshkimi, e cila është përdorur në brigjet e liqenit të Ohrit ne Pogradec, në kohën kur peshkimi është i ndaluar në mbrojtje të koranit.
Ndalimi i peshkimit në Liqenin e Ohrit në Pogradec përgjatë gjithë muajit dhjetor ka shtuar kontrollet nga organizata e menaxhimit të peshkimit.
Megjithë sensibilizimet e vazhdueshme dhe faktit të njohur prej vitesh se me qëllim mbrojtjen e koranit të këtij liqeni gjatë periudhës së shumimit nuk lejohet asnjë lloj peshkimi, sërish ka patur tentativa nga individë që gjatë natës janë përpjekur të gjuajnë koranin me rrjeta.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Për peshkatarët e licensuar në Pogradec, peshkimi në liqen do te lejohet nga data 1 janar me specifikimin për të peshkuar vetëm në afërsi të bregut.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)