Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > U akuzua se emëroi zv/ministrin që kishte probleme me ligjin, Kurti: Do ta shqyrtojmë

U akuzua se emëroi zv/ministrin që kishte probleme me ligjin, Kurti: Do ta shqyrtojmë

Kryeministri Albin Kurti është pyetur për emërimin e Agim Hysenit zv/ministër në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë.

Sipas Partisë së Ashkalive, i njëjti ka pasur probleme me ligjin pasi është dënuar dhe burgosur për keqpërdorim me fonde publike.

Kurti ka thënë se ky emërim është në kuadër të marrëveshjes së koalicionit dhe pasi t’i shqyrtojnë informacionet, do të marrin vendim.

“Me partinë e cila i përfaqëson ashkalitë në Kuvend dhe Qeveri, unë jam në koalicion. Prandaj zv/ministri si emër i veçantë është pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit. Tash ne ende nuk kemi arritur ta shqyrtojmë krejt çfarë thuhet për zv/ministrin e ri por kur ta bëjmë këtë, do ta marrim vendimin adekuat. Por tash nuk mund të flasë për këtë gjë”, tha Kurti në konferencë për media.