![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është lënduar një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 16:50, policia i është përgjigjur një njoftim për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Bajrami për Klankosova.tv,
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Njësia e policisë është duke trajtuar rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e procedurave për rastin.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)