Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Takimi i dy legjislaturave, Kadriaj: Parlamenti arenë e hedhjes së shigjetave ndaj njëri-tjetrit që kush i pari do rrëmbejë flamurin e shqiptarisë

Takimi i dy legjislaturave, Kadriaj: Parlamenti arenë e hedhjes së shigjetave ndaj njëri-tjetrit që kush i pari do rrëmbejë flamurin e shqiptarisë

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, thotë se takimi i dy legjislaturave ishte lajm i pritur dhe me shpresë për reflektim të lidershipit Shqipëri-Kosovë, me ç’gjë edhe pesimistëve iu shtua doza e shpresës, përcjell TV Arbëria.

Kadriaj përmes një postimi në rrjetin social facebook, është shprehur se këtë paraqitje e djeshme e dy legjislaturave Kosovë – Shqipëri më së paku i ka dashur dhe i ka merituar populli shqiptar.

Sipas tij, organizimi i këtij takimi të përbashkët, ku ishin të pranishëm dhe kryeministrat, parlamenti u bë arenë e hedhjes së shigjetave ndaj njëri-tjetrit dhe duke tentuar që kush i pari do ta rrëmbejë flamurin e shqiptarisë.

“Si kemi punët? Ashtu siç dëshiron armiku…!

Një paralajmërim për takim të dy legjislaturave ishte një lajm i pritur dhe me shpresë për reflektim të lidershipit Shqipëri-Kosovë, me ç’gjë edhe pesimistëve iu shtua doza e shpresës.

Por, këtë sfilatë dhe këto paraqitje më së paku i ka dashur dhe i ka merituar populli shqiptar. Pra, sikur nuk u mjaftuan me ato ftohje të raporteve në distancë organizuan takim të përbashkët të dy parlamentet dhe që krahas tyre të jenë pjesmarrës edhe kryeministrat, e parlamenti u bë arenë e hedhjes së shigjetave ndaj njëri-tjetrit dhe duke tentuar që kush i pari do ta rrëmbejë flamurin e shqiptarisë”, shprehet Kadriaj.

Tutje, Kadriaj konstaton se nuk mund ta rrëmbejë asnjeëri, derisa shton se profilet e politikanëve nuk duhet të ketë amnisti.

“E me këtë paraqitje, vetëm flamurin e shqiptarisë nuk mund ta rrëmbejë asnjëri. Këto profile të politikanëve, liderëve dhe përfaqësuesve të popullit nuk duhet të ketë amnisti, por të gjykohen dhe t’u tregohet vendi nga qytetarët në të dyja shtetet, sepse vetëm këtë paraqitje nuk e ka merituar populli shqiptar. Kjo sjellje e tyre e dërgon ujin në mullirin e armikut“, ka shkruar ai.

“Por, me këto paraqitje janë gëzuar vetëm armiqtë e popullit shqiptar.

Si nikoqir, përgjegjësinë e ka pasur Kosova, e cila dështoi në atmosferën e pritjes, meqë nuk ishte aspak mikpritëse. Nëse nuk ke dispsonim, lind pyetja pse bëri ftesa kur nuk do t’i shohë.

Të mos e harroj edhe opozitën në Kosovë në këtë ditë solemne, e cila sikur deshi të bëjë fushatë, duke e shfrytëzuar foltoren e parlamentit që të hedhë akuza ndaj qeverisë aktuale në Kosovë, gjë kjo që ishte irrituese për qytetarët. Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama sikur nuk u mjaftua me deklaratat e tij në distancë, prandaj e bëri gjithë atë rrugë për të ardhur në Parlamentin e Kosovës që t’ii përsërisë të njëjtat qëndrime ndaj kryeministrit Kurti.

Si përfundim, në vend që të jetësohen marrëveshjet paraprake dhe të marrin zotime për të ecur tutje bashkë, na ofruan sfilatë dhe shfaqje të dëshpëruese.
Në vend që t’i falënderojmë, po na detyrojnë t’u themi turp ju qoftë dhe me këto sjellje nuk përfaqësoni madhështinë e popullit shqiptar, me këto ambicie tuaja të sëmura dhe të ulëta“, ka shkruar Kadriaj në rrjetin social facebook.