Lufta mbrojtëse e Ukrainës kundër pushtimit brutal nga Rusia ka hyrë në vitin e tretë të saj. Kur ushtria ruse kishte marshuar në Ukrainë shumë kush kishte shpresuar se Kievi do të kapitullonte brenda dy jave. Mirëpo, rezistenca heroike e trupave ushtarake ukrainase i kishte habitur te gjithë. Çfarë edhe bëri që edhe sot e kësaj ditë, lideri rus të mos t’i ketë realizuar qëllimet e asaj që ai e quante si operacion special, përcjell TV Arbëria.
Natyrisht, një kontribut për këtë përballim të agresionit militarist dhe imperialist rus nga Ukraina kanë dhënë edhe partnerët ndërkombëtare, si me mjete financiare, logjistike dhe trajnim të trupave ushtarake, të prirë nga SHBA-të, Britania, dhe shtete tjera të NATO-së.
Një program i tillë i quajtur Operacioni Interflex është duke u zhvilluar aktualisht në Britani të Madhe. Deri më tani më shumë se 51.000 trupa janë ushtruar në tokën britanike. Pjese e këtij operacioni janë edhe ushtarët e FSK-së të cilët janë duke i trajnuar ushtarët ukrainas për të mbrojtur atdheun e tyre nga sulmi rus.
Mediumi i njohur BBC ka pasur qasje prapa skenave në këto ushtrime dhe aty shihen se si ushtarët e FSK-së, janë duke e kryer këtë mision historik me një përkushtim të jashtëzakonshëm, një bazë ushtarake në Lindje të Anglisë.
Ish-piloti i Forcave të Armatosura të Britanisë dhe moderator i programit The Security Brief, Mikey Kay, kanë trguar se si ushtarët e Kosovës janë integruar në operacion e programit më të madh të trajnimit për trupat ukrainase në botë