Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjilan, një person rrihet fizikisht nga disa të tjerë

Gjilan, një person rrihet fizikisht nga disa të tjerë

Një person është sulmuar fizikisht në Gjilan të premten nga disa të dyshuar.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë.