Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, ka reaguar pas sulmit në Gjermani, ku një makinë përplasi një turmë njerëzish, ku raportohet për 11 persona të vdekur dhe deri në 80 njerëz të lënduar.
Ajo ka shkruar se ‘‘populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë’’.
‘‘Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e ashpër e kërcënimeve me të cilat përballemi dhe e forcës që duhet të tregojmë në kohë tragjedie. Zemrat tona dhembin për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur. Përballë tragjedive të tilla, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët. Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë!’’, ka shkruar ajo.
The devastating attack in Magdeburg is a stark reminder of the threats we face and the strength we must show in times of tragedy.
Our hearts ache for the victims, their families, and all those impacted.
In the face of such tragedies, we must stand united and reaffirm our…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 20, 2024