Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ngjarje e tmerrshme: Makina hyn në një treg Krishtlindjesh në Gjermani, raportohet për të vdekur e të plagosur

Ngjarje e tmerrshme: Makina hyn në një treg Krishtlindjesh në Gjermani, raportohet për të vdekur e të plagosur

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur pak më herët në një qytet të Gjermanisë, në Magdeburg, ku një makinë i ka përplasur një turmë njerëzish në një treg për Krishtlindje.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, një person ka mbetur i vrarë e disa janë të plagosur.

Bëhet e ditur edhe se shoferi tashmë është arrestuar dhe se shumë oficerë policie dhe shërbime emergjente kanë dalë në vendngjarje.