Shkruan: Afrim Kasolli
Para pak dite Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në SHBA, nëpërmjet një raporti studimor pat konstatuar se “kërkesat ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se do të shkeleshin kompetencat që kjo kushtetutë ua jep autoriteteve komunale”. Ky raport i këtij think tank-u amerikan, ndër të tjera pohon se “Kushtetuta e parasheh procesin në bazë në bazë të të cilit komunat marrin vendimin për të themeluar asociacione, apo për t’iu bashkuar atyre, siç edhe ka ndodhur tashmë me krijimin e asociacionit të rregullt të komunave, të cilin e kanë themeluar vetë komunat”( ashtu edhe si e parasheh edhe marrëveshja e vitit 2013). Ndërkohë, që kjo të bëhet e mundur duhet që “të kenë zyrtarë të zgjedhur dhe kjo do të thotë që komuniteti serb vendas duhet të marrë pjesë me kandidatë në zgjedhje”. Me një fjalë kjo organizate është shprehur kunder modelit aktual veritkal te krijimit të ketij entiteti. Kjo edhe duket te jetë arsyeja qe pas publikimit te këtij raporti, Kryeministri Kurti të ndërroi mendje sa i përket zotimit të tij për ta zbatuar këtë obligim. Sepse sipas tij, tashmë ai nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë, përkundër se është pajtuar në Marrëveshjen bazë të Brukselit dhe Aneksin e Zbatimit në Ohër.
Ndërkohë, se Kosova duhet të ketë kujdes maksimal veçanërisht me kompetencat e tij, dje u shpreh edhe Frank Wisner, ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, në një intervistë për Evropën e Lirë.
Sipas ketij diplomati, që e njeh tejet mire kontekstin e Kosovës, ideja e komunave [me shumicë] serbe, që të punojnë së bashku, të bashkëpunojnë, t’i ruajnë institucionet kulturore, është mjaft e mirë. Mirepo, ai vazhdon “kurrë nuk kam qenë plotësisht i bindur se Serbia e shikon atë marrëveshje si pjesë të një Kosove të pavarur. Ajo më shumë e sheh si mënyrë për ta reduktuar pozitën e Kosovës si shtet i pavarur”.
Sidoqoftë, ai shkon edhe me tutje, sa i përket shtrirjes së sovrnatitetit ne veri, duke pohuar se Serbia nuk do të heq dorë nga ushtrimi i autoritetit të saj pa një goditje te madhe. Për më shumë Kosova është “vonuar për ta shtrirë këtë autoritet dhe përgjegjësite e një shteti sovran.
Pra, përdorimi i dinarit serb apo strukturat paralele – janë të dizajnuara nga Serbia për të minuar statusin sovran të Kosovës dhe serbët nuk janë “gatshëm që të heqin dorë prej tyre, pa një goditje të madhe” ka pohuar Frank Wisner./tvarbëria/