Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajqinovci: Ramushi sot mbajti fjalim, me gjasë për herë të fundit, në foltoren e Kuvendit – Duhet t’a kuptojmë sikletin e tij

Bajqinovci: Ramushi sot mbajti fjalim, me gjasë për herë të fundit, në foltoren e Kuvendit – Duhet t’a kuptojmë sikletin e tij

Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar fjalimin që mbajti sot Ramush Haradinaj, ku thotë se me gjasë mbajti fjalim për herë të fundit.

Bajqinovci thotë se duhet ta kuptojmë sikletin e tij, pasi që deri me 9 shkurt nuk do të ketë seanca tjera plenare e pas 9 shkurtit ai e din që nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Ramushi sot mbajti fjalim, me gjasë për herë të fundit, në foltoren e Kuvendit.

Deri më 9 shkurt nuk besoj që ka më seanca tjera plenare. E pas 9 shkurtit ai e din që nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit.Prandaj ndoshta edhe duhet t’a kuptojmë sikletin e tij.