![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kjo listë, e cila nga PDK-ja është quajtur listë e ekipit fitues, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.
Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe Floriana Rugova, i cila në këto zgjedhje mban numrin e 81 në listën e PDK-së.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Floriana Rugova, është juriste dhe ish-asambleiste e PDK-së në Kuvendin e Prishtinës. Ajo i është futur garës për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit si pjesë e ekipit që drejtohet nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, dhe do të mbajë numrin 81 në listën fituese të PDK-së.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)