![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas tubimit që kishte me Forumin e Gruas, ka pasur tubim edhe me Forumin Rinor.
Këtë organizim rinor, ai e cilësoi si më të madhin në gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Forumi i Rinisë, kjo forcë e krenarisë”, e ka përshkruar Abdixhiku organizmin rinor të LDK-së.“Për ta thënë qartë, për ta thënë thjeshtë, për ta thënë zëshëm, për ta thënë krejt në fillim, nuk ka asnjë dyshim se jeni organizmit më i madh rinor po se po në Kosovë, po se po mes shqiptarëve, po se po dhe pa asnjë diskutim, organizmi më i madh rinor në gjithë Ballkanin Perëndimor. Forumi i Rinisë, kjo forcë e krenarisë. Shtytëse e gjithë “Turneut për Ndryshim”! Të pakrahasueshëm. Të papërsëritshëm! Të pandalshëm”, ka thënë ai.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Më tutje, ai ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ku thotë se këto zgjedhje janë më shumë se garë politike.“Janë refuzim kategorik ndaj dështimit të shtetit”, shton ndër tjerash Abdixhiku.
“Për ne, këto zgjedhje janë më shumë se garë politike – janë refuzim kategorik ndaj dështimit të shtetit, dhe hap i guximshëm drejt ndryshimit të vërtetë! Sepse Kosova nuk mund të përballojë më dështime. Ne nuk mund ta lejojmë më largimin e të rinjve nga vendi. Prandaj, koha për ndryshim është tani! Fryma e fitores dhe përbashkimit po përhapet në gjithë Kosovën, dhe kjo valë po udhëhiqet nga ju – të rinjtë e Kosovës dhe të LDK-së! Bashkë po e ndërtojmë një lëvizje të shpresës dhe zhvillimit që nuk mund të ndalet! Ju falemnderit për energjinë, vendosmërinë, dhe përkushtimin tuaj. Bashkë, do të bëhemi ndryshimi i domosdoshëm në vendin tonë”, ka thënë ai.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)