Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përleshje në Lipjan, dy të mitur theren me thikë dhe dy tjerë pësojnë lëndime

Përleshje në Lipjan, dy të mitur theren me thikë dhe dy tjerë pësojnë lëndime

Një përleshje ka ndodhur sot në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan.

Si pasojë dy persona janë therur me thikë dhe dy të tjerë kanë pësuar po ashtu lëndime.

Të gjithë të lënduarit janë të mitur.

Kështu ka konfirmuar për TV Arbëria Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike të ndodhur në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( të gjithë të mitur). Katër personat e lënduar ( dy prej të cilëve dyshohet të kenë lëndime nga arma e ftohtë thikë), janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, konfirmoi ajo.