Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bejta: Bizneset e vogla janë shtyllë kurrizore e një makroekonomie të suksesshme dhe ne asnjëherë nuk do t’i harrojmë e aq më pak t’u bëhemi pengesë

Bejta: Bizneset e vogla janë shtyllë kurrizore e një makroekonomie të suksesshme dhe ne asnjëherë nuk do t’i harrojmë e aq më pak t’u bëhemi pengesë

Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, sot është takuar me disa prej udhëheqësve të bizneseve të vogla të kryeqytetit.

Bejta tregon se kanë diskutuar për Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore, ku thotë se ka nevojë për plotësime dhe ndryshime të reja të cilat duhet të hapij mundësi për zhvillim të bisneseve të vogla.

Ajo tutje thotë se kjo është një prej gjërave të para që duhet të bëhet me kryeministrin Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Me disa prej udhëheqësve të bizneseve të vogla të kryeqytetit u takuam sot për të diskutuar për një temë të rëndësishme që po i brengos dhe sfidon ata për të afaruar të papenguar. Ligji për Administrimin e Procedurave Tatimore ka nevojë për plotësime dhe ndryshime të reja, të cilat duhet të hapin mundësi për zhvillim të bisnezeve të vogla.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e njohur për politika të suksesshme fiskale dhe ekonomike dhe kjo është një prej gjërave të para që duhet të bëjmë me Kryeministrin Abdixhiku, që t’i hapim rrugë një zhvillimi të ri ekonomik.

Bizneset e vogla janë shtyllë kurrizore e një makroekonomie të suksesshme dhe ne asnjëherë nuk do t’i harrojmë e aq më pak t’u bëhemi pengesë.