Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti pret një delegacion të bizneseve nga Izraeli, flasin për mundësitë në Kosovë për investime të huaja

Kurti pret një delegacion të bizneseve nga Izraeli, flasin për mundësitë në Kosovë për investime të huaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit u bë e ditur se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e hapura në Kosovë për investime të huaja.

“Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se delegacioni udhëhiqej nga Eyal Waldman, Drejtues i Ëaldo Holdings, njëherësh Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael”.

“Kryeministri Kurti i njoftoi përfaqësuesit e kompanive me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik dhe demokratik krahas stabilitetit institucional që vendi ka shënuar në katër vitet e fundit”, thuhet në njoftim.