Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Bedri Hamza – Kurti

Bedri Hamza – Kurti

Nga Faton Abdullahu

* Bedri Hamza është shumë serioz për me premtu aq jo seriozisht si Kurti.

* Prapa premtimeve të Bedri Hamzës qëndrojnë shumë vite punë, përkushtim e sakrificë pa zhurmë populiste, por me urti intelektuale. Prapa premtimeve të Kurtit qëndrojnë fjalët e majtistit radikal, zhurmaxhiut kaotik. Nga e thënë (e Kurtit) në të bërë qëndron një budallaki e tërë.

* Kurti ka krijuar përvojë në politikë rrugëve, duke hedhur gurë e gaz e duke i çel në gjak policët e Kosovës – Bedri Hamza ka fituar përvojë politike në institucione shtetërore që janë themeluar nga e para e që kanë në themele gjak luftëtari për liri.

* Bedri Hamza e njeh mirë veriun për të bërë avantura politiko-policore atje e Kurti në veri bën avantura me kombinime – kafe, llafe, plus polici

* Bedri Hamza është shumë njerëzor për me rrejt si Kurti jo njerëzishëm.

* Bedri Hamza gjithmonë ka nda të mirën e të keqen e Kosovës bashkë me familjen e tij të ngushtë, kjo nuk mund të thuhet për Kurtin.

* Idetë e Kurtit janë korruprive, idetë e Bedri Hamzës janë luftë kundër korrupcionit.

* Bedri Hamza është ekspert i ekonomisë Kurti nuk është në asgjë ekpert, veçse në fjalamani.

* Kurti është i pa shpi Bedri Hamza të bon shpi.

* Bedri Hamza sot i mbronë edhe vlerat e luftës dje, Kurti e sheh luftën si të pavlerë si dje si sot

* Bedri Hamza i mbron edhe ata në Hagë, Kurti i shpërblen ata që i lënë pa mbrojte ata në Hagë.

Themes by WordPress