![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza i ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë.
Në një video që e ka publikuar në rrjetin e tij social, Hamza shihet duke biseduar me një qytetare për çmimet e larta të produkteve elementare për jetesë.
Ai ka thënë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme në Kosovë dhe ka premtuar se do t’i rrisë pagat dhe do ta mbështes sektorin privat për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
“Nga ushqimi e barnat deri te faturat mujore gjithçka është shtrenjtuar në Kosovë. Edhe kjo kafe që po e pimë është bërë më e shtrenjtë. Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)