![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur në veri, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Kjo vjedhje është kryer më 27 nëntor, në një biznes privat.
Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
“Arrestimi i të dyshuarit është kryer mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara, se më 27 nëntor 2024, në një biznes privat, ka kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë”. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale. Pas intervistimit, personi i dyshuar është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)