Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Komuna e Malishevës me më së shumti investime kapitale në vitin 2024

Komuna e Malishevës me më së shumti investime kapitale në vitin 2024

Bazuar në raportet financiare për vitin 2024, Komuna e Malishevës del të jetë e para sa i përket investimeve kapitale, me mbi 98% të realizimit, shkruan TV Arbëria.

Këtë lajm e ka ndar edhe kryetari i kësaj komune Ekrem Kastrati, i cili shkruan se Malisheva edhe këtë vit komuna më e mirë në Kosovë.

“Me shumë angazhim e si gjithnjë të unifikuar do vazhdojmë të punojmë për Malishevën Urbane dhe qytetarët tanë që na besojnë”, ka shkruar kryetari i Malishevës në facebook.

Postimi i plotë:

Përsëri, Malisheva komuna më e mirë në Kosovë!

Bazuar në raportet financiare, për vitin 2024, ne vazhdojmë të jemi Komuna më e mirë në Kosovë, lidhur me investimet kapitale, me mbi 98% të realizimit.

Me shumë angazhim e si gjithnjë të unifikuar do vazhdojmë të punojmë për Malishevën Urbane dhe qytetarët tanë që na besojnë.