Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Miratohet themelimi i muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri, Rashiq abstenon

Miratohet themelimi i muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri, Rashiq abstenon

Sot në mbledhjen e Qeverisë është miratuar themelimi i muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se ky muze ka për synim dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë.

“Objektivi kryesor është krijimi i një institucioni publik, përkujtues dhe prezantues i historive dhe përvojave tona nën pushtimin e Serbisë dhe të Jugosllavisë. Muzeu synon edukimin, përkujtimin dhe nderimin e brezave, prezantimin e përjetimin e të mbijetuarave që historitë e tyre të mos harrohen, synon paqen e qëndrueshme duke u siguruar që e kaluara e dhunshme të jetë e dëshmuar, të kujtohet dhe të mos përsëritet. Muzeu fillimisht themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, ndërsa pas hyrjes në fuqi të ligjit për muzetë, si institucion i pavarur muzeal i nivelit kombëtar”, tha ai.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, abstenoi.