Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar pas publikimit të videove të ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simakut.
Sipas Vesës, artistja shqiptare, që po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj, nuk duhet incizuar nëpër rrugët e New Yorkut, e pastaj publikuar videot pa lejën e saj.
Siç thotë artistja kosovare, me që njerëzit e dashkan aq shumë, nuk duhet postuar në atë gjendje që është.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Po, shume e trishtueshme video e Parashqevi Simakut,por me e trishtueshme etja e shume shqiptareve per ta pare ne ate gjendje..zonja e huaj tu e ndjek neper metro e duke i dhene buzekuq -“vetem kete kam te me falesh” thoshte ajo zonja qe pa pike turpi e regjistronte me kamere pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…dhe me vrull gjithe portalet pas saj.
Meqe e dashket aq shume,pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfer,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni?
Jeta e gjithsecilit nga ne eshte drame ne vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnje nga ne nuk e dijme se me cka na perplase jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerez ju lutem”.