Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kadrijaj: Qeveria Kurti nuk ka pasur fare interes sa i përket politikave për investime

Kadrijaj: Qeveria Kurti nuk ka pasur fare interes sa i përket politikave për investime

Para pak dite, instituti GAP me anë të një analize mbi shpenzimet e buxhetit, tregoi se edhe këtë vit Kosovën e ka veçuar shpërputhja ndërmjet mjeteve të dedikuara në Ligjin për Buxhetin për shpenzimet kapitale si dhe mos implementimin e tyre. Sipas ndarjeve buxhetore për vitin 2024, rreth 809 milionë euro ishin dedikuar për këtë kategori të shpenzimeve buxhetore nga shuma totale e 3.3 miliardë euro. Kurse, për vitin 2025, janë projektuar 930 milionë nga buxheti total i shtetit prej 3.5 miliardë eurove.

Ndërkohë, në katër vjetët e kaluara, nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, ishin ndarë gjithsej mbi 3 miliardë euro për projekte kapitale. Por që prej tyre u shpenzuan vetëm 1.6 miliard”. Por, ky sindrom thuajse i ka karakterizuar edhe qeverisjet e kaluara.

Kështu sipas raportit të përpiluar nga Instituti për Studime të Avancuara Gap, me titull “Projektbuxheti 2025 – Analizë e të hyrave dhe shpenzimeve”, thuhet se efikasiteti në mbylljen e investimeve nga viti 2016 deri më 2023, ishte i ulët. Kështu sipas këtij hulumtimi, ndonëse për vitin 2025, janë buxhetuar rreth 927.8 milionë euro për investime kapitale” nuk duhet t krijohet iluzioni se bëhet fjalë për projekte të reja. Përkundrazi, “nga 833.6 milionë euro apo 90% janë planifikuar për vazhdimin e projekteve të mëhershme dhe rreth 94.2 milionë euro apo 10% janë planfikuar për projekte të reja kapitale. Kurse 75% (699.4 milionë euro) e gjithsej investimeve kapitale janë të buxhetuara për nivelin qendror, ndërkaq 25% (230.9 milionë euro) për nivelin lokal. Krahasuar me vitin 2024, në vitin 2025 investimet kapitale janë rritur për 71.1 milionë euro apo 8%” .

Pra siç shihet nga këto të dhëna, 90 % e atyre që planifikohen tw investohen për vitin 2025, janë kryesisht pasojë e dështimit të autoriteteve qendrore dhe lokale për t’i investuar ato që i kanë planifikuar në vitet parapake.

Ndërkohë, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj tha se probleme në implemetimin e buxheteve ka pasur pothuajse në çdo qeevri por sipas ato të kaluarat kanë pasur fokus investimet duke rezultuar në realizimin e shumë projekteve pa i anashkaluar edhe keqpërdorimet.

Në një prononcim për TV Arbëria, Kadriaj u shpreh se qeveria Kurti nuk ka pasur fare politika në interes të investimve.

“Probleme në implementimin e buxheteve ka pasur pothuajse në çdo qeveri por sidoqoft qeverite e kaluara kanë pasur fokus investimet duke rezultuar në realizimin e shumë projekteve pa i anashkaluar edhe keqpërdorimet por sido që të jetë është bërë diçka pra bizneset kanë punuar”, tha ai.

“Kur flasim për qeverinë aktuale nuk ka pasur fare politika në interes të investimve pra edhe ato planifikime nuk janë realizuar fare duke rezultuar në ngecje të aktivitetit ekonomik dhe ulje të mirëqenies.”

Tutje, sipas vlerësimit të njohësit të ekonomisë qeveria aktuale ka pasur fokusin në politikat sociale ku kane rezultuar të dështuar.

“Pra, kjo qeveri fokusin e të qeverisurit e ka pasur në politikat sociale të cilat rezultuan të dështuar për faktin që në ekonominë e tregut së pari duhet të jenë investimet të cilat rezultojnë me rritje të aktivitetit ekonomik punësim dhe mirëqenie. Pra, edhe ky planifikim buxhetor për vitin 2025 nuk është premtues për investime dhe si përfundim do kemi një vit pothuajse i njëjtë me vitin që po e lëmë mbrapa, pra viti 2024“, deklaroi Kadrijaj për TV Arbëria.