Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka komentuar mosshkuarjen e kryeministrit Kurti në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi dhe përgjigjen që ai ia dha organit të akuzës.
Arifi përmendi se si Kurti në Kroaci kishte deklaruar se në Kosovë kemi “ndërtuar shtet të së drejtës”, përderisa ftesës së Prokurorisë në Kosovë tha se iu përgjigj me fyerje.
“Ndërsa në Kosovë, pikërisht këtë shtet të së drejtës, partia e tij e kritikon sa herë që organet e drejtësisë hetojnë të korruptuarit e Qeverisë dhe partisë së tij. Për më tepër, ftesës së Prokurorisë për intervistim i përgjigjet me fyerje dhe sillet si një entitet mbi institucionet, duke e parë ligjin si të vlefshëm vetëm kur i shërben interesave të tij politike.
Analisti politik tha se ky deklarim ia kujtoi ish-kryeministrin kroat Sanader.
“Edhe ai, në kohën e vet, kishte gojën plot vrer kundër korrupsionit, por në fund përfundoi në burg për afera të rënda korruptive”, ka shkruar tutje Arifi.