Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Brenda një jave Policia në rajonin e Ferizajit shqiptoi mbi 1 mijë gjoba, konfiskoi gjashtë patentë shoferë

Brenda një jave Policia në rajonin e Ferizajit shqiptoi mbi 1 mijë gjoba, konfiskoi gjashtë patentë shoferë

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 9 deri më 15 dhjetor 2024 ka shqiptuar 1026 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr gjashtë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, janë raportuar 25 aksidente, prej tyre 11 aksidente me të lënduar, 16 persona të lënduar dhe 14 aksidente me dëme materiale.