Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale: Kurti ndodhet në udhëtim jashtë vendit, e ka të pamundur të vijë sot

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale: Kurti ndodhet në udhëtim jashtë vendit, e ka të pamundur të vijë sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të paraqitet sot pranë Prokurorisë Speciale për intervistim si dëshmitar

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridona Kozmaqi, e cila tha se Kurti ndodhet në udhëtim jashtë vendit, dhe e kishte të pamundur paraqitjen sot për intervistim.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk është caktuar një datë e tjetër e radhës për intervistimin e Kryeministrit.

“Kryeministri Albin Kurti ndodhet në udhëtim jashtë vendit, dhe e ka të pamundur të vijë sot. Data tjetër nuk është vendos ende”, tha Kozmaqi para gazetarëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori thirrjen për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetori, për t’u paraqitur sot pranë këtij institucione në ora 09:30. Madje në thirrjen e Prokurorisë ishte qartësuar se në rast të mosparaqitjes të paarsyeshme, do ta detyrojnë atë të paraqitet dhe do të ketë gjobë 250 euro.

Lidhur me thirrjen që Qeveria e Kosovës kishte pranuar të enjten e kaluar, zëdhënësi i saj, Përparim Kryeziu kur dhe e publikoi atë në llogarinë e tij në Facebook, e cilësoi këtë thirrje të Prokurorisë Speciale si tentim ndikimi në rezultatin zgjedhor 2025.

Kurti, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervisohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryeministri Kurti i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervisohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Për skandalin me rezervat shtetëtore, në gushtin e vitit të kaluar kishte pasur edhe të arrestuar, ndërsa për intervistim ishte ftuar edhe Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, e cila në cilësinë e të pandehurës, ishte mbrojtur në heshtje.