Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Klinë, ku dyshohet se për pasojë një person ka humbur jetën.
Siç shihet në fotot e publikuara nga Sinjali, në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore, të cilët kanë rrethuar me shirita vendin ku ka ndodhur aksidenti.
Përveç policisë, në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësit.