Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nesër disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë për disa orë

Nesër disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë për disa orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të kryeqytetit nesër do të mbesin pa ujë për disa orë.

Kjo bëhet sipas tyre për shkak të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park.

“Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën ‘Ndue Përlleshi’, ‘Qëndresa’, ‘Lagjja e Muhaxherëve’ dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërprerjet me ujë do të zgjasin nga ora 11:00 deri në orën 16:00.