Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Grenell më 2020 provoi të bind Serbinë ta njohë Kosovën, por negociatat dështuan

Grenell më 2020 provoi të bind Serbinë ta njohë Kosovën, por negociatat dështuan

New York Times duke shkruar për rolin e ri të Richard Grenell si emisar presidencial për “Misione të Veçanta” ka rikujtuar edhe postin e tij të dikurshlm si emisar special për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në fund të 2020, i etur për një fitore diplomatike në ditët e fundit para zgjedhjeve presidenciale, Trump emëroi Grenellit për ta bërë Serbinë ta njohë shtetësinë e Kosovës, një vend me shumicë shqiptare që deklaroi pavarësinë më 2008”.

“I bindur për ujdinë, Grenell propozoi riemërimin e rezervuarit industrial që ndan Kosovën dhe Serbinë si ‘Liqeni Trump’ për të memorialuzar arritjen e Trump. Por, negociatat dështuan”, shkruan NYT.