Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Kam kohë pa folë shqip”, Parashqevi Simaku flet për herë të parë nga Amerika pas videos që bëri bujë

“Kam kohë pa folë shqip”, Parashqevi Simaku flet për herë të parë nga Amerika pas videos që bëri bujë

Pas dy ditësh buje online, ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku ka komunikuar me një qytetare shqiptare që e ka takuar në New York.

Ajo flet në anglisht dhe në shqip me qytetaren duke i thënë se ka kohë që nuk flet shqip, ndërsa e falenderon që ka ndaluar për ta përshëndetur.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?

Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.

Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.

Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.

Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.

Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.

Qytetarja: Shumë bukur ke folur.

Parashqevi Simaku: E kam harruar gjithë këtoo vite.

Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtwpisë tënde.

Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time githçka e kam aty.

Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)