Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pacolli dhe Kastrati shprehen të gatshëm t’i dalin në ndihmë këngëtares së famshme shqiptare Parashqevi Simaku

Pacolli dhe Kastrati shprehen të gatshëm t’i dalin në ndihmë këngëtares së famshme shqiptare Parashqevi Simaku

Një video e këngëtares shqiptare Parashqevi Simaku si e pastrehë në SHBA ka trazuar rrjetin ditëve të fundit.

Pas kësaj videoje ka pasur shumë reagime nga figurat publike në Kosovë e Shqipëri. Së fundmi Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se përmes Donat Sylës, ish-Konsulli i Kosovës në Kanada, ka marrë informacione për gjendjen e rënduar të këngëtares.

Pacolli së bashku me Halil Kastratin kanë shprehur gatishmëri për t’i ndihmuar këngëtares.

“Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor”, ka shkruar Pacolli.

Ai shtoi se shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin.