Dejona Mihali, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur habinë e saj në lidhje me mungesën e rrjedhjes së informacionit në media për aktakuzën e Prokurorisë Speciale për “pastrim parash”, shkruan TV Arbëria.
Mihali tregon se Prokuroria Speciale, është njoftuar për aktakuzën ndaj pronarit të T7, Gazeta Express dhe Spitalit Amerikam, ku shprehet e habitur me mos reagimin e mediave të tjera sa i përket këtij rasti.
“Interesant si nuk i rrodhi sot Prokurorisë Speciale diku aktakuza për ‘pastrim parash’ e njoftuar po sot për pronarin e T7, Gazeta Express dhe Spitalit Amerikan në Kosovë. Asnjë insajderi dhe asnjë paparazzi a nacionali nuk i paska shkuar sinjalizimi,” ka shkruar ajo.
Ajo ka vijuar duke përmendur që ende nuk ka informacion për aktakuzën “pastrim parash”, duke e konsideruar këtë një heshtje të pazakontë, ku thotë se kush mund ta thyej këtë heshtje sublime.
“Ende asnjë fjalë për aktakuzën “pastrim parash” Allajbeu – Lluka.
Asnjë rrjedhje Shumë është komplikuar puna nga një anë Spitali Amerikan, reklamat, nga ana tjetër T7, Gazeta express, Grupi Dukagjini. Kush mund ta thyejë këtë heshtje sublime?”, ka shkruar ajo në Facebook.