Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndërtimi i Shtëpisë së “VATRËS” në SHBA, Pacolli i jep 200 mijë euro

Ndërtimi i Shtëpisë së “VATRËS” në SHBA, Pacolli i jep 200 mijë euro

Behgjet Pacolli bashkë me fondacionin që ai e udhëheq dhe ndërmarrjen “Albanica Home” do të kontribuojnë me 200 mijë euro për të realizuar projektin e ndërtimit të shtëpisë së re të federatës “VATRA” në New York.

Këtë e ka bërë të ditur Pacolli përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se “VATRA” ka qenë dhe mbetet “shtëpia jonë kombëtare, një burim frymëzimi dhe dëshmi e forcës sonë për t’u ngritur të bashkuar, krah për krah me mikun e palëkundur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.