Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bënin pazar në Kosovë për trafikimin e armëve, këta janë anëtarët e grupit të arrestuar në Shqipëri

Bënin pazar në Kosovë për trafikimin e armëve, këta janë anëtarët e grupit të arrestuar në Shqipëri

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacion e zhvilluar nga autoritetet kosovare dhe ato shqiptare, që çoi në finalizimin e “zbërthimit” të grupit kriminal, të cilët merreshin me trafikimin e armëve.

Së fundmi kanë dalë dhe fotot e 6 prej të arrestuarve pjese e këtij grupit kriminal, në krye të së cilëve qëndronte Valter Osmani.

Ky i fundit u arrestua në Kosovë, por mësohet se është banues në Tiranë, kryesisht në zonën e Kombinatit.Osmani është dhe “koka” e këtij grupi kriminal, të cilët merreshin me tregtinë dhe trafikimin e armëve.

Në Shqipëri u arrestuan 6 persona, Euxhenio Manushi, 20-vjeç, Endri Papa, 34-vjeç, Aurel Manreka, 28 vjeç, Gersi Llozha, 22 vjeç, Kleu Mucalliu, 26-vjeç; dhe Tonin Shkami, 53-vjeç.

Valter Osmani

Kleos Mucalliu

Gersi Llozhi

Aurel Manreka

Tonin Shambi

Endri Papa

Euxhenio Manushi