![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij social ka bërë të ditur arsyet se pse kjo parti i ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës 16 kërkesat për vlerësimin e kushtetshmërisë së ligjeve të miratuara në seancat e javës së kaluar. Sipas tij, ky angazhim ka të bëjë me motivin për t’a mbrojtur rendin kushtetues për të cilin populli ynë ka paguar një çmim të pallogaritshëm. Ky është statusi i plotë i tij
“Pas një pune disaditore, aspak të lehtë e sfiduese, sot dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës 16 kërkesat për vlerësimin e kushtetshmërisë së ligjeve të miratuara në seancat e javës së kaluar.
Duke qenë i bindur në suksesin e radhës, jam i lehtësuar që këtë punë e kemi bërë me motivin e qartë e të pastër për t’a mbrojtur rendin kushtetues për të cilin populli ynë ka paguar një çmim të pallogaritshëm.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Lira, demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi të të drejtave dhe lirive të njeriut janë vlera të shenjta që meritojnë të mbrohen me çdo kusht.
Në kohë paqeje, patrotizmi më i mirë është mbrojta e Kushtetutës, dhe për këtë, të gjitha vlerësimet dhe meritat i dedikohen deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së të cilët qëndrojnë të palëkundur në besimin dhe vlerat e Kushtetutës.
E natyrisht, si përfaqësues i autorizuar i tyre, e kam për nder dhe e bëj me pasion punën time profesionale, duke e vlerësuar me plotë konsiderata besimin e deputetëve që unë të hartoj e përfaqësoj secilin rast pranë kësaj Gjykate, tash e pesë vite më radhë”, ka shkruar ndër të tjera avokati Fetahu./tvarbëria/
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)