Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi kanë marrë pjesë në një rrahje.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një fishek, një karikator dhe një thikë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Gjakovë / 12.12.2024-01:30. Pas një rrahje në mes të disa personave, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ( të dyshuar në pjesëmarrje në rrahje). Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale : një fishekë, një karikatorë dhe një thikë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.”