Zyra e Prokurimit e Policisë së Kosovës ka vendosur të anulojë procedurat e tenderit për furnizim me uniforma të rregullta për Policinë e Kosovës.
Pavarësisht se ky tender ishte planifikuar të realizohej me procedura të negociuara pa publikim të kontratës, ai është anuluar për shkak të mungesës së ofertuesve të përgjegjshëm.
Sipas informacionit të disponueshëm, vetëm një kompani, “Consortium Seyntex NV” Seynkos L.L.C, ka shprehur interes për këtë proces, duke paraqitur një ofertë prej 2 milionë e 763 mijë euro.

