Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohet një i dyshuar në Leposaviq

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohet një i dyshuar në Leposaviq

Policia e Kosovës njofton se gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës të një personi i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në atë të Kosovës.

Sipas raportit policorë, gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje.

Po ashtu, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt“Fsh. Jellakse, Leposaviq 12.12.2024, 22:00. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.