Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në koncertin e fundvitit të Asamblit Muzikor i Komunës së Gjakovës- Orkestra Simfonike.
Haradinaj ka thënë se “Gjakova, me traditat e saj për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues për gjithë vendin”
“Si në çdo kohë festash, Gjakova shkëlqen me atmosferën e saj festive dhe kulturën unike që e karakterizon. Një performancë e jashtëzakonshme sonte nga Asambli Muzikor i Komunës së Gjakovës – Orkestra Simfonike, në Koncertin e Fundvitit. Gjakova, me traditat e saj për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues për gjithë vendin” shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:
Si në çdo kohë festash, Gjakova shkëlqen me atmosferën e saj festive dhe kulturën unike që e karakterizon. Një performancë e jashtëzakonshme sonte nga AsambliMuzikor i Komunës së Gjakovës – Orkestra Simfonike, në Koncertin e Fundvitit.
Gjakova, me traditat e saj për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues për gjithë vendin.