Një çift që po rinovonte shtëpinë e tyre në Poloninë jugore u habit pasi gjetën dy Bibla 400-vjeçare të fshehura nën çati.
Çifti ishte duke punuar në shtëpinë pranë qytetit të Opole, kur hasën në dorëshkrime të shekullit të 16-të, të zbukuruara me një mbulesë druri dhe të zbukuruar me veshje prej lëkure dhe metali.
“Ndërsa shfletonim faqen e parë dhe e krahasonim me informacionin në internet, unë dhe gruaja ime vendosëm se mund të ishte Bibla e vitit 1563.”
Biblat e Brest ishin përkthimi i parë i plotë polonisht nga hebraishtja dhe greqishtja.
Të shtypura kryesisht për protestantët, shumica u shkatërruan më vonë gjatë Kundërreformimit me vetëm 20 deri në 40 kopje të mbijetuara.
Sakaq, drejtori i Arkivit Shtetëror të Polonisë është shprehur se ky zbulim është sigurisht i një lloj ndjesie në shkallë kombëtare.
Ndërsa, çifti mes tjerash u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur që mundën të gjenim një thesar të tillë në shtëpi.
Ekspertët tani planifikojnë të kryejnë analiza të mëtejshme për të konfirmuar vërtetësinë e tyre.