Dje në orët e vona Lëvizja Vetëvendosje së bashku me partnerët Partia Guxo dhe Alternativa, kanë dorëzuar listën e plotë të deputetëve për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan TV Arbëria.
Tre emrat e parë të kësaj liste janë Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe me numrin tre Donika Gërvalla.
Disa nga figurat e reja nga LVV-ja në këto zgjedhje janë: këngëtarja Edona Llalloshi, ish futbollisti i njohur Bylbyl Sokoli e Nezir Kraki, dhe Gazmir Raci.
Ndërkohë në listë nuk mungoi aktorja Adriana Matoshi, Mefail Bajqinovci, Dimal Basha e disa emra të tjerë më të përfolur në publik.
Madje listës nuk i mungoi as Mimoza Kusari-Lila.
Por ajo që ra në sy ishte mungesa e ministrave aktual të Qeverisë Kurti Liburn Aliu dhe Besnik Bislimi. /TV Arbëria
Lista e plotë: